Lajme

Lajm i keq për gjithë shqiptarët! Gjermania dhe Franca duan të kthejnë vizat, janë të pakënaqur nga…





Shqipëria dhe Serbia janë mes 10 vendeve me numrin më të lartë të azilkërkuesve në Bashkimin Europian, thotë një raport i publikuar nga EuObserver.

Dokumenti i brendshëm i BE-së, që daton në 27 shtator, Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në Ballkanin Perëndimor, tregon për zhgënjimin e Italisë, Gjermanisë dhe Francën me shtetet e Ballkanit Perëndimor si dhe Moldavinë, Gjeorgjinë dhe Ukrainën, për numrin e lartë të azilkërkuesve.

Për këtë arsye, Mekanizmi i Pezullimit të Vizave është duke u diskutuar sërish mes këtyre shteteve si një mënyrë aktive për të ndaluar fluksin e azilkërkuesve.

Rritja me 50% të qëndrimeve të parregullta dhe aplikantët për azil me përqindje të ulëta njohjeje, janë bërë shkak për diskutimet që vizat të rivendosen.

Belgjika thotë se rritja e kërkesave për azil nga Moldavia është alarmante, ndërsa kërkesat për azil nga Gjeorgjia kanë pësuar një rritje me 51%. Hollanda ishte shteti i parë që kërkoi aktivizimin e këtij mekanizmi për pezullimin e vizave me Shqipërinë, por kërkesa e saj u refuzua nga Komisioni Europian në vitin 2019





MË TË LEXUARAT

To Top