Lajme

Lajm i zi/ Covid-19 i merr jetën 33-vjeçares shqiptare ishte 4 muajshe shtatzënë





Një grua 4-muajshe shtatzënë ka ndërruar jetë në Spitalin e Infektivit në kryeqytet pasi ka qenë e infektuar nga Covid.

Mësohet se e ndjera 33-vjeçare ka qëndruar në shtëpi derisa 90% e pulmonit të saj ishte dë mtuar. Kur shkoi në spital, ajo ka qenë në gjendje kritike për jetën.

Ka pasur edhe raste të tjera që pacientet vijnë në spital vetëm në javën e dytë të infektimit, kur gjendja mund të jetë kritike për ta dhe si pasojë edhe humbin jetën.

Ky nuk është rasti i parë i një gruaje shtatzënë që ndërron jetë. Ndërsa kujtojmë se disa ditë më parë, një 24 vjeçare e cila ishte shtatzënë, pasi lindi foshnjën u dërgua për kurim në Turqi pasi ishte e prekur nga virusi dhe gjendja e saj ishte shumë e rëndë.





MË TË LEXUARAT

To Top