Leximi

Marka e njohur krijon çantën me flamurin shqiptar, do habiteni se sa kushton

Shtëpia e modës “Luis Vuitton” ka hedhur në treg një çantë të personalizuar me flamurin shqiptar, e cila kushton plot 9.900 dollarë. Lajmin e ndan dhe kryeministri Edi Rama, i cili nuk e fsheh entuziasmin.

“Çanta e re e shtëpisë së madhe të modës Luis Vuitton. FLAMURI MË I BUKUR NË BOTË”, shkruan Rama teksa ndan dhe disa foto të çantës.

Ajo mban firmën e stilistit Jonathan Riss nga Jay Ahr dhe përdor qëndisje unike në pëlhura luksoze. Shqiponja nuk është e pikturuar por është e qëndisur deri në detaje, në materialin e çantës.

Me opsione që përsëriten kudo nga Shqipëria në Japoni, çantat janë prodhuar në Francë dhe vijnë me çmimin alarmues, por të pritshëm, rreth 10,000 dollarë. Ato mbajnë firmën e Jay Ahr dhe Louis Vuitton dhe janë vërtet unike.

Nderkohe për të bërë një bilanc për vitin që lamë pas, por edhe shpalosjen e planit të punës për vitin 2023, Kryeministri Rama mblodhi dje krerët e institucioneve në varësi të qeverisë dhe drejtuesit e qarqeve.

Të pranishëm ishin ministra dhe kryetarë bashkish, ndërkohë që takimi më dyer të mbyllura u zhvillua për rreth pesë orë në Vilën 30 në Tiranë, ndërsa mungoi vetëm drejtuesi politik i qarkut Elbasan, Taulant Balla.

MË TË LEXUARAT

To Top