Rozë

Më i vogël se ajo në moshë/ Donaldi i nis një tjetër mesazh Bora Zemanit

Siç e do tradita në çdo puntatë, Romeo dhe Donaldi i përfshijnë të ftuarit e tyre në një lojë. Për miss-in meqë u shpreh se nuk është në një lidhje, moderatorët zhvilluan lojën “T’i gjejmë burrë Adrolës”.

Kjo lojë konsistonte në formatin e “Tinderit” ku modelja nga kandidatët që ishin aty zgjidhte nëse i pëlqente ose jo. Njëri nga “kandidatët” e Adrolës u shpreh se ishte 25 vjeç dhe në atë moment Dushi tregoi se e kishte problem që partnerin ta kishte më të vogël në moshë. Por, nuk ishte kjo ajo çfarë bëri më shumë përshtypje në këtë moment. Reagimi i Donald Veshajt ishte epik.

“Pse ke paragjykim për kto njerëzit që i kanë…Pse bërë jo sikur ishte e neveritshme të keshë marrëdhënie më dikë më të vogël,”- ka ndërhyrë aktori në përgjigjen e Adrolës.

Sigurisht është e kuptueshme që edhe këtë situatë moderatori e lidhi me ish të dashurën e tij. Ju kujtojmë këtu që Bora Zemani është 4 vite më e madhe se Donaldi.

Nga ana tjetër, modelja e njohur Adrola është edhe nënë. Gjatë lidhjes me Adis Patushin solli në jetë djalin e saj, Troin kur ishte vetëm 20 vjeçe. Pak kohë pas ardhjes së tij në jetë, ata u ndanë dhe tashmë kujdesen të dy për Troin, ndonëse ai jeton me Adrolën.

Ndërkohë ish-bashkëshorti i modeles, ka nisur prej disa muajsh tashmë një lidhje me këngëtaren e njohur Fifin, ku çifti nuk janë treguar aspak të rezervuar për publikun dhe shpesh herë ndajnë foto apo video romantike së bashku.

MË TË LEXUARAT

To Top