Lajme

Më në fund do të ulen temperaturat sot/ Ja sa gradë ulen edhe nesër, vapa e madhe merr fund





Ballkani juglindor do të ndikohet nga periferia e presionit të ulët atmosferik me qëndër në detin Egje e cila do të kushtëzojë në vendin tonë rënie të temperatruave dhe mot pjesërisht të paqëndrueshëm.

Mot i kthjellët sot në Shqipëri - Telegrafi

E premte, 2 korrik 2021: Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu në veri-lindje në formën e stuhive. Era do të jetë me drejtim Perëndim me shpejtësi deri në 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat:

Zona malore 15/31°C

Zona e ulët 17/34°C

Zona bregdetare 20/32 °C

Kosova, e premte, 2 korrik 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira me reshje shiu dhe rrebeshhe. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 16°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 29°C.

E shtunë, 3 korrik 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu në mesditë në zonën qëndore dhe lindore në formën e stuhive. Era do të jetë me drejtim Perëndim me shpejtësi deri në 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat:

Zona malore 15/29°C

Zona e ulët 18/33°C

Zona bregdetare 20/31 °C

Të premten dhe të shtunën ulen ndjeshëm temperaturat në vend





MË TË LEXUARAT

To Top