Lajme

Meta do të largohet nga Presidenca? Bëhet deklarata e fortë: Ja cila grua mund t’i zërë vendin





Në një kohë kur maz horanca ka nisur procedurat për shkar kimin e Ilir Meta, kryetari i PS Tiranë Ervin Bushati dha sinjale të qarta se postin e presidentit ta marrë një grua. Në një intervistë për Vizion Plus, Bushati deklaroi se ka ardhur koha të vendoset një precedent për të përfaqësuar sipas tij denjësisht shqiptarët.

Albanian President Demands Phone Carrier to Provide Information on Messages Sent on His Behalf - Exit - Explaining Albania

“Ne jemi të qartë dhe kemi një komision të dytë për të shkarkuar presidentin. Në këtë proces, Shqipëria është një Amerikë e vogël, po t´i referohemi “impeachment-it” atje. Duhet të vendosur një precedent, që ai që do jetë në krye të shtetit, që unë mendoj se duhet të jetë një femër, duhet të përfaqësojë denjësisht shqiptarët. Presidenca ka qenë benzina politike e këtyre zgjedhjeve”, tha Bushati.

Socialisti ritheksoi se fitorja e mandatit të tretë është dhe një fitore personale për të, pavarësisht se ai vetë nuk do të jetë në pjesë e parlamentit të ri. Sipas Bushatit, votat e pavlefshme penalizuan disi kampin e majtë në njësinë 8.





MË TË LEXUARAT

To Top