Fundjava pritet të sjellë ulje temperaturash dhe reshje në disa zona të vendit. Meteorologu Hakil Osmani nga Meteoalb tha se temperaturat do të bien me të paktën 2-3 gradë duke nisur nga e premtja.
“Maksimumi të mos shkojë më shumë se 38, përjashtim Elbasani me 39. Temperaturat më të larta të hënë dhe të martë me 41 gradë.
Pritet të kemi rënie me 2-3 gradë Celcius. E premtja sjell një rënie të ndjeshme të vlerave.
Mbeten prezentë vranësirat. E premtja zgjeron hartën e reshjeve, mund të ketë rrebeshe afat shkurtra të shiut. Këto reshje shoqërohen me fuqizim të erës.”, parashikon Hakil Osmani.