Lajme

Meteorologu Hakil Osmani: Ja kur bien temperaturat, do të ketë edhe reshje shiu

Fundjava pritet të sjellë ulje temperaturash dhe reshje në disa zona të vendit. Meteorologu Hakil Osmani nga Meteoalb tha se temperaturat do të bien me të paktën 2-3 gradë duke nisur nga e premtja.

“Maksimumi të mos shkojë më shumë se 38, përjashtim Elbasani me 39. Temperaturat më të larta të hënë dhe të martë me 41 gradë.

Pritet të kemi rënie me 2-3 gradë Celcius. E premtja sjell një rënie të ndjeshme të vlerave.

Mbeten prezentë vranësirat. E premtja zgjeron hartën e reshjeve, mund të ketë rrebeshe afat shkurtra të shiut. Këto reshje shoqërohen me fuqizim të erës.”, parashikon Hakil Osmani.

MË TË LEXUARAT

To Top