Lajme

Mikut të Putinit i merr vila madhështore në Angli/ Do përdoret për të strehuar refugjatët nga Ukraina

Rezidenca prej 150 milionë paund e Roman Abramovich në Kensington, së shpejti mund të jetë shtëpia e refugjatëve ukrainas, falë një propozimi të qeverisë britanike.

Burimet e kabinetit kanë zbuluar se sekretari i nivelit të lartë, Michael Gove, ka paraqitur idenë për të strehuar v iktimat e pastrehë të luf tës në shtëpitë luksoze të olig arkëve rusë.

“The Sun” shkruan se javën e kaluar, 55-vjeçari i sanksionuar ka nxjerrë në shitje rezidencën e tij me 15 dhoma gjumi me një çmim prej 150 milionë paund. Kjo shtëpi dikur përdorej si ambasadë ruse.

Ndërkohë një apartament i tij në një ndërtesë 37-katëshe me vlerë rreth 30 milionë paund, tashmë është seku estruar. Por jo vetëm kaq, pasi edhe një shtëpi gjashtëkatëshe në sheshin Eaton, të cilën ai e bleu për 28 milionë paund, gjithashtu është sekuestruar.

Nga ana tjetër, Britanisë së Madhe dhe BE-së mund t’i duhet të mirëpresin 15 milionë refugjatë ukrainas, nëse presidenti rus, Vladimir pUtin, vazhdon fushatën e tij të përgjakshme të territorit.

Kjo vjen pasi qeveria e Mbretërisë së Bashkuar njoftoi se do të nisë Skemën e Spornsorizimit Lokal për Ukrainën.
“Pas pushtimit të Ukrainës, qeveria po linçon një skemë të re sponsorizimi për t’u siguruar që ukrainasit që janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre të kenë një rrugë të sigurt në MB”, thuhet në faqen e internetit të qeverisë.

MË TË LEXUARAT

To Top