Në të gjithë krahinën e Dukagjinit dhe Kelmendit-Shkodër, por edhe në Margegaj të Tropojës gjendet një lloj fasuleje e veçantë.
Fasulet i keni zier gabim deri tani, ja mënyra e duhur – Guzhinë
Njihet edhe me emrin “Grosha e kuqe”, por faktikisht ajo është vlerësuar si një mozak me ngjyrë të kuqe dhe vjollcë. Kultivohet në këto zona për mbi 200 vjet pasi fara është mbajtur,ruajtur dhe trashëguar brez pas brezi.
Fasule me cikël relativisht të shkurtër; mbillet në 10-15 Maj dhe vilet në fund të Gushtit deri në fillim të Shtatorit.
Në vite të veçanta (kur dimri vjen shpejt) nuk piqen gjithë bishtajat dhe vështirësohet tharja e prodhimit të vjelë
Vlerat Shëndetësore të Fasules së kuqe
Fasulet e kuqe janë një burim i shkëlqyer i fibrës dietike. Ato përmirësojnë tretjen dhe funksionin e zorrëve duke parandaluar konstipacionin. Fasulet e kuqe janë plot me ushqyes të nevojshëm për bakteret e mira. Ato përmbajnë pak yndyrë dhe shumë proteinë e si rrjedhojë ulin kolesterolin.
Fasulet e kuqe përmbajnë kalçium, magnez dhe kalium. Këto tre minerale janë kryesorë për mbajtjen nën kontroll të tensionit të gjakut.
Falë përmbajtjes së lartë të fibrës, fasulet e kuqe janë ideale për rënien në peshë. Ato shuajnë urinë dhe ju mbajnë të ngopur për shumë kohë. Fasulet e kuqe janë të dobishme edhe kundër diabetit të tipit 2. Fibra ngadalëson ritmet e çlirimit të glukozës në gj ak dhe parandalon sekretimin e insulinës.