Rozë

”Moj pip…. kujt i flet ashtu ti”/ Arjan Konomi lëshon gojën me Alvisën, por më pas i kërkoi falje





Alvisa u përball me një të papritur në “Përputhen Prime”, kur në studio erdhi ish-i dashuri i saj. Ky i fundit tha se kishte aplikuar në të njëjtën kohë me Alvisën dhe nuk e dinte që ajo do merrte pjesë në “Përputhen”. Ndryshe tha Alvisa e cila tregoi se ka dhe fakte që ai e dinte shumë mirë që ajo kishte aplikuar.

Madje Alvisa tregoi se ish i dashuri i saj njeh Arjan Konomin dhe opinionisti ka qenë aty kur ai ka aplikuar. Këtu nisi një debat me tone të ashpra dhe Arjani tha se ka qenë jashtë shtetit.

Arjani: Më ka çuar nje mesazh me respekt dhe donte te me takonte. Dhe ishte nje mik i nje mikut tim. Ka ardhur dhe me ka treguar nje nga theniet e mia dhe me tregoi historinë si ishte ndarë me ty. Ai me tha sikur ta kisha degjuar Arjanin me perpara s’do ishim ndarë. Duke e njohur me ka thënë qe do hyj ne Perputhen dhe i thashë apliko se unë isha jashtë.

Alvisa: Nuk eshte e vertete. Ti ke qene ketu kur ka aplikuar. Arjani: Ça flet moj se un s’kam qenë. Surrati jot s’me ben dot akuza. Tërë muajin gusht s’kam qenë ne Shqipëri. Do m’tregosh ti mua. S’të vjen turp. Pipiruck.

Pas fjalës së fundit, Alvisa u ofendua dhe u largua nga studio. Pas saj u ngritën të gjithë të indinjuar. Pasi gj akrat u qetësuan, Arjani i kërkoi ndjesë Alvisës dhe i tha se nuk e përdori në kuptim të keq.





MË TË LEXUARAT

To Top