Lajme

Mrekulli nga Zoti! Tani janë mirë, gruaja nga Afganistani lind në avion





Një tjetër histori e bukur vjen nga eksodi afgan. Një nënë e cila po udhëtonte nga Dubai për në Britaninë e Madhe pasi kishte ikur nga Afganitani lindi vajzë.

26-vjeçarja Soman Noori ishte bashkë me burrin dhe dy djemtë teksa lindi vajzën në kushtet kur nuk kishte as mjek, teksa anëtarët e ekuipazhit i erdhën në ndihmë.

Gjithsesi si masë paraprake avioni vendosi të ulet në Kuvajt. Familja afgane nuk u ndal dhe udhëtoi për në Birmingham, duke lënë pas kaosin teksa në Britaninë e Madhe i pret një jetë e re, tashmë me një anëtare të pestë në familje.

Ky është rasti i dytë i raportuar i lindjes së një fëmije në avion gjatë eksodit afgan. Më 22 gusht, një nënë afgane solli në jetë fëmijën e saj gjatë udhëtimit në bordin e një avioni ushtarak rrugës për në Gjermani.





MË TË LEXUARAT

To Top