Rozë

”Nder dhe privilegj për mua”/ Adrola Dushi merr titullin e veçantë në qytetin ku lindi

Modelja bukuroshe Adrola Dushi ka marrë titullin e rëndësishëm në vendlindjen e saj, ajo është vlerësuar ditën e sotme me Stemën e Artë të Bashkisë Mirditë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Adrola, teksa ka publikuar në Instagram disa foto nga ceremonia.

“Nuk gjej fjale per te shprehur sa e perulur dhe e emocionuar ndihem eshte nje nder dhe privilegj i jashtezakonshem qe sot Mirdita ime me dhuron Stemen e Arte te Bashkise Mirdite! Gjej rastin te shpreh mirenjohjen time te thelle per Kryetarin e Bashkise Mirdite Z. Ndrec Dedaj qe sot me nderon duke me renditur si gruan e pare mirditore qe i jepet kjo steme e arte me simbolet mirditore si dhe Grate e Unionit Mirdita qe propozuan emrin tim per kete dekorim.

Ky dekorim vjen si nje vleresim i papritur dhe shume i bukur per mua, por vjen dhe si nje pergjegjesi per vendlindjen time me apo pa kete dekorate, angazhimi im per promovimin dhe nderimin kudo te vendlindjes time do jete i madh Faleminderit Mirdita ime Zoti te bekofte Te dua”, ka shkruar ajo.

Ndërkohë në dekoratë shkruhet: Për kontributin e vyer në fushën e rëndësishme të modelingut shqiptar duke i dhënë emër Shqipërisë në mbarë botën, si për bukurinë dhe për dinjitetin femëror.

Që në fëmijërinë e saj, ajo ka spikatur në kontributet për kulturën e Mirditën dhe kudo ka marrë pjesë në eventet kombëtare apo ndërkombëtare si përfaqësuese e Shqipërisë, ku pjesë e rëndësishme e promocionit ka qenë dhe vendlindja, Mirdita.

MË TË LEXUARAT

To Top