Ndonjëherë gjërat dalin jashtë parashikimeve dhe një një ligjvënës kanadez nuk gjykoi drejt kur vendosi të futej në një takim të parlamentarëve në Zoom…teksa ishte në tualet.
Anëtari i partisë liberale Shafqat Ali mori pjesë në një seancë të parlamentit dhe hapi kamerën (ndonëse nuk ishte e detyrueshme). Anëtarët konservatorë filluan të dyshonin për vendin ku ndodhej ai.
Deputetja konservatore Laila Goodridge tha se një ligjvënës mund të jetë duke marrë pjesë nga një banjë diku brenda parlamentit – një pretendim që i hutoi të pranishmit, derisa u konfirmua, raporton Guardian.
Incidenti u zbulua duke analizuar punimet me gurë në tualet, menteshat e dyerve dhe varëset për rrobat.
Ali kërkoi falje, duke e konsideruar incidentin e tualetit një “ngjarje të pafat” që erdhi nga një gabim në gjykim. “Unë e marr këtë çështje jashtëzakonisht seriozisht dhe premtoj se nuk do ta përsëris më kurrë këtë gabim,” tha ai.
Morali 1: Nëse nuk duhet patjetër ta hapni kamerën, fikeni. Morali 2: Nëse duhet patjetër ta hapni kamerën, sigurohuni që të mos duket ku jeni.
Të paktën nuk u shfaq i zhveshur si një tjetër anëtar i partisë së tij një vit më parë!