Rozë

‘Në çdo episod përmendet që jam shqiptare’/ Ja cila është aktorja e njohur që luan në telenovelën turke





Prej disa javësh, aktorja e njohur nga Kosova, Arbnora Ademaj, është bërë pjesë e serialit më të ri në Turqi, “Kirik Hayatlar” (Jetë e th yer), i cili ka nisur transmetimin në ekran dhe ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut.

Prej disa kohësh, Ademaj është zhvendosur në Turqi, ku ka nisur edhe xhirimet për filmin e ri. Në profilin e saj zyrtar, Arbnora ka ndarë me ndjekësit disa pjesë nga seriali, foto dhe video ku tregon me shumë krenari se edhe në serial ajo luan rolin e një vajze me origjinë shqiptare.

“Sa e lumtur jam që në çdo episod pothuajse të përmendet që jam shqiptare”,- shkruan aktorja në një fragment nga seriali, në të cilin prezantohet se është me origjinë shqiptare.

Pak ditë më parë, aktorja shqiptare u vlerësua edhe me çmimin “Aktorja më e mirë e huaj” në festivalin prestigjioz “Mood Awards”, pjesë e të cilit ishin emra të njohur të kinemasë dhe artit në Turqi.





MË TË LEXUARAT

To Top