Një stuhi e madhe dëbore ka pushtuar Kaliforninë jugore, në zonën e Los Anxhelos. Kalifornia po përjeton një nga stuhitë më të këqija të borës në dekada, raortojnë mediet e huaja. Disa rrugë kryesore janë mbyllur për shkak të ngricave dhe borës.
Midis tyre janë edhe pjesë të autostradës që lidh SHBA-në me Meksikën dhe Kanadanë. Nuk ka edne informacion se kur do të rihapen rrugët.
Bora mund të ketë efekte “të rre ikshme dhe potencialisht vd ekjeprurëse” në rrugët e Kalifornisë Jugore, paralajmëroi Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS).
Ky fenomen është aq i rrallë për rajonin, sa që shërbimi meteorologjik u detyrua t’u shpjegojë banorëve dallimin mes borës dhe breshërit.
Parashikuesit u kërkuan banorëve të qarqeve të Los Angelos, Ventura dhe Santa Barbara të jenë në gatishmëri.
Moti i keq mbizotëron gjithashtu në Wyoming dhe Oregon, dy shtete të tjera veriore ku bora nuk është e pazakontë.
Në Portland, bora arriti një lartësi prej 27 cm. Më shumë se 340 fluturime u anuluan dhe 4,000 u vonuan në këto shtete.