Lajme

Shembull edhe njëherë jep Merkel! Filmohet duke blerë në furrën e lagjes

Ish-kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel është parë mëngjesin e sotëm, në “zemrën” e Berlinit, duke blerë ushqime të ndryshme nga një furrë buke e njohur në lagjen e saj.

Gazeta e njohur gjermane “Bild” shkruan se Merkel kishte marrë disa ushqime në furrë jo për vete dhe bashkëshortin e saj, por per disa miq që kishte të ftuar.

Kamera e ka kapur ish-kancelaren 68-vjeçare me një xhaketë rozë dhe një perlë në qafë. Ajo që ra në sy ishin flokët e çrregullta të ish kancelares.

Më 22 nëntor 2005, Merkel mori detyrën e kancelares së Gjermanisë pas bllokimit të zgjedhjeve që rezultoi në një koalicion të madh me SPD.

Partia e saj u rizgjodh në vitin 2009 për shkak të rritjes së numrit të vendeve dhe mund të formonin një koalicion qeverisës me FDP. Në zgjedhjet e shtatorit 2013 partitë CDU / CSU doli si fituese, por formoi një koalicion të madh me SPD për shkak të dështimit të FDP-së për të marrë minimumin e 5% të votave të nevojshme për të hyrë në parlament.

Angela Merkel përvec qe ishtekancelare e shtetit Gjerman ajo luante rol të rëndësishëm në politiken Europiane prandaj me 31 Dhejtor 2014 u zgjodh personi i vitit nga revista prestigjijoze NEW YORK TIMES

MË TË LEXUARAT

To Top