Lajme

Nënën ia gjetën të pajètë në oborr/ Detajet, Pirro Dhima thuhet se s’shkonte mirë me të pasi martuar me gazetaren greke





Nëna 75-vjeçare e medialistit botëror në peshëngritje, Piro Dhima u gjet e v d e kur mëngjesin e djeshem në Himarë. Krahas Piros, ajo ka edhe një djalë tjetër, tre vjet më të madh se ai, Odhisean.

E ndjera ka punuar gjatë gjithë jetës në Tiranë duke i rritur të dy djemtë në kryeqytetin shqiptar, ndërsa shembja e kom unizmit bëri që të ndryshojnë gjërat edhe për familjen Dhima. Piro shkoi në Greqi ku 13 vite më vonë u shpall kampion bote në peshëngritje. Ky ishte suksesi i madh i parë i tij, i cili do ta bënte një hero në Greqi. Disa vite më vonë, Dhima u zgjodh deputet i partisë së majtë greke PASOK, shkruan abcnews.al.

Ai nuk i ka fshehur asnjëherë qasjet jo shumë dashamirëse ndaj Shqipërisë, duke dalë publikisht me personazhe të njohur që punojnë për aneksimin e jugut siç është Babis Karathano dhe grupet ekstremiste greke.

Marrëdhënia me nënën

Piro Dhima nuk ka patur asnjëherë një marrëdhënie të ngushte me nënën e tij, Kur mediat greke kanë shkruar për këtë fakt, e kanë përshhkruar raportin e tij me nënën të vështirë për shkak të martesës me gazetaren e njohur Anastasia Sdougou.

Piro Dhima me bashkeshorten Anastasia Sdougou

Kjo e fundit ishte shumë vitë me e madhe se Piro dhe kjo gjë nuk i pëlqeu nënës, ç’ka çau marrëdhëniet mes tyre. Edhe në intervistat për mediat greke dhe shqiptare, Piro nuk e përmend nënën e tij, por thotë se është rritur nga gjyshja në Himarë, shkruan abcnews.al.

”Nuk jam me origjinë shqiptare! Unë jam grek brez pas brezi. Unë nuk kam asnjë lidhje me shqiptarët. Gjyshja ime u kujdes për mua, ajo më mori të më rriste sepse familja ime ishte e zënë me punë, dhe kështu kam që foshnje në Himarë. Grua e mrekullueshme dhe e mençur”, thoshte Dhima disa muaj më parë në një intervistë në mediat greke.

Emri i nënës së tij mungon edhe në “CV-në” e medalistëve botërorë, ndryshe nga të tjerët, në pjesën e emrit të nënës shënohet “I padisponueshëm”.

Ndërron jetë nëna e peshëngritësit Pirro Dhima, trupi i 75-vjeçares u gjet  pranë kazanëve të rakisë. Dyshimet e policisë





MË TË LEXUARAT

To Top