Elsa Lila ka folur për herë të parë për arre stimin e saj të bujshëm në “Zë me Mirën” me Mira Kazhanin. Mes të tjerash këngëtarja është pyetur si është ndjerë kur ka parë komentet negative të shqiptarëve.
“Dua të them në radhë të parë që gjatë kohës që unë isha atje brenda nuk dija asgjë nga e gjithë kjo. Kur dola nuk kam lexuar asgjë, m`i kanë thënë.
Nuk kam lexuar se përse unë të marr një energji negative në mënyrë të padrejtë nga njerëz që nuk e dinë historinë time dhe thjesht shfryjnë mllefet e tyre dhe kënaqen me disfatën e tjetrit”, ka thënë Elsa.
Ajo ka shtuar se nuk donte të bënte një reagim. “Sepse do të ishte i kot. Reagimi do të ishtë i kot. Thjesht do t`i jepja “click-e” të tjera gazetave dhe “like” të tjera gazetave që shumë u morën dhe shumë “click”-e morën nga fatkeqësia ime dhe vajzës time”, ka vijuar Elsa.