Lajme

Ngjela po mbron Berishën pas asaj që i bëri Amerika: Po Basha, çfarë mund të bëjë? Nëse Basha nuk do të mund të shkëputet dot nga Saliu?





Avokati i njohur Spartak Ngjela ka reaguar lidhur me ulti matumin që Yuri Kim i dha Lulzim Bashës për të mos lejuar futjen në Parlament të Sali Berishës.

Spartak Ngjela: Sali Berisha dështoi në rezistencën ndaj SHBA, tani nuk e shpëton dot askush - Politike

Postimi i Ngjelës: Politika amerikane sot, e njësoi Sali Berishën me Enver Hoxhën. Hoxha iu tha shqiptarëve: “Ne hamë bar dhe nuk e pranojmë imperializmin amerikan'”. Dhe ambasadorja Yuri Kim e përdori sot këtë si figurë rikujtuese të historisë komuniste në Shqipëri, kur i perifrazoi Bashës ngrënien e barit për të shpëtuar nga forca e ligjit Sali Berishën.

E pra, a e shpëtoi dot komunizmin hoxhizmi, duke i dhënë popullit bar për të ngrënë? Në fakt, na duhet të kujtojmë se, kur falimentoi ho xhizmi, në vitin 1990, ai nuk mbijetoi dot duke ngrënë bar, por u dorëzua në Uashington.

Këtë i kujtoi ambasadorja Yuri Kim Bashës sot për Saliun, kur i tha se Partia Demokratike “nuk duhet të hajë bar për fatin e një deputeti” – domethënë për fatin e Sali Berishës.

Një humor shumë i thellë historik, ky… Madje, përderisa ajo përmendi Partinë Demokratike, donte të thosh, me nëntekst, se, edhe Partia e Punës shkoi të hante bar, sipas urdhërit të Enver Hoxhës, por falimentoi.

Normal, zoti Basha, shkoni të hani bar, dhe mos ia e dorëzoni Saliun ligjit, por fundin e Enver Hoxhës do të keni edhe ju – ky ishte nënteksti i brilancës së Yuri Kim-it. Por, këta të korruptuar, a do të mund ta shpëtojnë dot gjënë e vjedhur, duke ngrënë bar?

Është për të qeshur… Po Basha, çfarë mund të bëjë? Nëse Basha nuk do të mund të shkëputet dot nga Saliu, atëherë ai do të jetë sk llav i pasionit patologjik të Saliut.

Në fakt, duket sikur Basha nuk mund të shkëputet dot prej Saliu, dhe do ta çojë partinë ”të hajë bar”. Po Partia Demokratike, a do të hajë bar për të shpëtuar Saliun?… Dhe, me këtë lloj arsyetimi, mund të vijosh të tallesh gjatë gjithë kësaj nate.Humor shumë të bukur ka bërë ambasadorja Kim, dhe sigurisht që ngrënia e barit është proces.

Sali Berisha reveals why he decided to run in the April 25 elections: They are the most important for Albania since… - Politike





MË TË LEXUARAT

To Top