Rozë

Nuk futen për dashurinë po për famë? Alvisa i futet botës së muzikës, a do bëjë këngë…

“Për’puthen” është program i dashurisë, i cili për qëllim ka krijimin e çifteve të reja brenda emisionit. Mirëpo, duket se protagonistët më shumë po hynë për të marrë famë sesa të gjejnë dashurinë.

Pas Melisës, Mevlanit, Anës, Princit e disa konkurrenteve të tjerë të cilët u futen në botën e muzikës, tani edhe Alvisa bëri një paralajmërim në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo ndau një video në veturë duke kënduar këngën e Loredanës me Don Xhonin duke shkruar:

Si thoni per nje keng …? . Pas shumë komenteve negative që mori, ajo e ndërroi mbishkrimin duke ia shtuar edhe këtë fjali: Mos e merni seriozisht.

MË TË LEXUARAT

To Top