Rozë

Olta Gixhari është bindur totalisht: ‘Big Brother’ do të fitohet nga Luizi

Olta Gixhari ishte një nga pretendentet për fituese të Big Brother VIP, por pas daljes së saj pak javë më parë ajo u shpreh se fitoren do donte ta merrte Dea.

Megjithatë së fundmi Olta ka bërë një deklaratë të papritur teksa ishte live në Instagram.

“Jam e bindur që e fiton Luizi. E kam parë sa shumë e duan njerëzit, e kam kuptuar dhe kur isha brenda shtëpisë. Padiskutim që është një lojtar i fortë, ka shumë cilësi që janë për tu dashur”, tha Olta.

MË TË LEXUARAT

To Top