Rozë

(Pamje) E ulur përtokë bashkë me Mark Frrokun dhe Rudinën, ja cila këngëtare ua ‘ndezi’ dasmën/ Dollarët hidheshin pa pushim





Aktorja e humorit, Rudina Dembacaj kurorëzoi në martesë dashurinë e saj me Mark Frrokun të premten e 1 tetorit, në një ceremoni madhështore, ku ishin të ftuar edhe shumë personazhe të njohur të ekranit, miq të çiftit.

Pjesëmarrësit në dasmën e Rudinës dhe Markut kanë publikuar në rrjetet sociale shumë momente nga festa e organizuar, duke kërcyer dhe kënduar.

Një nga ato momente është kur Rudina dhe Marku kërcejnë të përqafuar me fëmijët e tyre, ku vajza e madhe e ish-deputetit shihet me lot në sy nga emocionet.

Gjithashtu vëmendjen ka tërhequr edhe momenti kur këngëtarja e njohur Aurela Gaçe ka kënduar në dasmën e çiftit. Në këtë video mund të shihet kur Aurela e ulur në tokë, bashkë me Mark Frrokun këndon këngën e Hajredin Pashës dhe në tokë janë të hedhura shumë kartëmonedha dollarë.

Ndërkohë në disa video të tjera të publikuara në Instagram shihet teksa të ftuarit shijojnë zërin e Aurela Gaçes e cila ka elektrizuar atmosferën me këngët që performoi në dasmën e çiftit VIP. Ditën e djeshme gjithashtu aktorja dhe ish-deputeti celebruan dashurinë e tyre edhe me një ceremoni në kishë.





MË TË LEXUARAT

To Top