Leximi

Pamjet të rrëqethin/ Askush nuk e di pse ndodh kjo, ja ku ndodhet vendi i njohur si Porta e Férrit, aty ka gaz të…





Krateri i zja rrtë i gazit Darvaza në shkretëtirën Karakum në Turkmenistan, njihet ndryshe si “Porta e F errit”, që pështyn “frymën e Dja llit” prej dekadash.

Vendi është një fushë gazi natyror dhe gropa është shembur nën vete duke krijuar shpellën e fr iks hme të zja rrit pranë fshatit Darvanza.

Megjithse nuk ka të dhëna të sakta se kur është krijuar saktësisht, teoritë më të besueshme thonë se gropa e zjarrtë është shfaqur në 1971, kur Turkmenistani ishte ende pjesë e Bashkimit Sovjetik.

Teoria thotë se gjeologët kishin zbuluar një “xhep” gazi natyror teksa shponin për naftë, dhe kjo solli shembjen e tokës. Me qëllim të ndalonin shpërndarjen e gazit he lmues me tan, ata i vunë zja rrin, dhe gropa nuk shuhet prej atëherë.

Krateri është shfaqur në një episod të programeve të natyrës në rrjetin National Geographic në 2013. Eksploruesi kanadez George Kourounis ishte i pari që zbriti në fundin e gropës 30 metra të thellë, për të hetuar mbi origjinën e saj.

Ai thoshte asokohe se vendi dukej si një v ullkan në mes të shkretëtirës. “Digjet me flakë të shumta, ditë e natë. Nëse qëndron pranë saj dëgjon uturimën e flakëve, ndërsa nxehtësia e saj është e padurueshme nëse i qëndron pranë. Brenda saj ka mijëra gjuhë të vogla flake që prej anëve deri në qendër”, thotë ai.

Gjeologët vendas në Turkmenistan besojnë se krateri është formuar në vitet 1960-të dhe është ndezur më pas në vitet 1980. Në vitin 2013, presidenti i Turkmenistanit, Gurbanguly Berdimuhamedow, e shpalli shkretëtirën me gropën e gazit rezervat natyror.





MË TË LEXUARAT

To Top