Rozë

Pas ndarjes nga Romeo Veshaj, vajza e ministrit shqiptar do të bëhet pjesë e ‘Big Brother 2’?

“Big Brother VIP” u shndërrua menjëherë në një fenomen që në puntatat e para. Personazhet e njohur treguan shumë nga jeta e tyre personale, duke e bërë këtë reality show shumë të ndjekur nga publiku i gjerë.

What did he do to us", Aleksia tells how Niko Peleshi reacted when he found  out that his daughter is related to Romeo - POLITIKOFF

Mirëpo, të gjithë kanë një kuriozitet të madh për të ditur se kush do të jenë banorët e “Big Brother VIP Albania 2”.

Epo, sipas burimeve të iconstyle.al, Aleksia Peleshi është një ndër emrat e konfirmuar tashmë, që do të jetë pjesë e këtij formati televiziv.

Aleksia ka marrë një vëmendje të madhe, sidomos për lidhjen e dashurisë që ka patur me aktorin Romeo Veshaj. Teksa ka qenë pjesë e një emisioni më herët, Aleksia tregoi se lidhja e saj me Romeon mori fund.

Ajo tregonte se së bashku me Romeon bënin plane për martesë, mirëpo çdo gjë përfundoi mes tyre pasi lidhja e tyre nuk funksionoi.

“Unë e di që kam folur me një siguri për atë lidhje, por nuk ka qenë sepse jam mendjelehtë apo sepse krijoj besim te një person tak-fak, përkundrazi është shumë e vështirë të ma fitosh besimin dhe nëse kam folur me kaq siguri është sepse ma kishte fituar sigurinë sepse më kishte futur në shtëpi, unë jetoja me familjen e tij, prindërit e tij, vëllezërit e tij ishin si familje e dytë për mua”, thoshte ajo.

“Bënim plane për martesë në të ardhmen e afërt, më prezantonte si të fejuarën, ka takuar familjen time dhe këto ishin gjërat që më shtynin të kisha siguri dhe të mendoja që unë me këtë njeri i kam gjërat e finalizuara. Sa herë kam pasur probleme apo krisje kam menduar që janë gjëra që çdo çift i kalon. Ama, jam nxituar në këtë konkluzion sepse në fund të fundit unë jam vetëm 20 vjeç. Nuk mund të pretendoj që partneri i parë që kam në jetë do të jetë i fundit, do jetë ideali, shumë larg asaj gjëje, kështu që s’funksionoi, s’funksionoi. Kaq”, theksonte më herët Aleksia.

Aleksia Peleshi konfirmon lidhjen me Romeo Veshajn

MË TË LEXUARAT

To Top