Rozë

Pasi u largua nga ”Për’puthen”/ Argjendi i degjeneron: Mund të kisha qëndruar më shumë, por aty s’kishte…

Argjend Rraci, ish-konkurrenti i “Për’puthen 3”,ishte i futar te emisioni ‘N’Kosovë Show’ ku u ndal të fliste për eksperiencën e tij në programin e dashurisë.

Ai u pyet se a mund të merren si shembull i mirë konkurentët e këtij formati, pasi ka pas rastin ti njoh nga afër, dhe përgjigja e tij nuk ishte si pritej.

“Unë për vete jam mundu sa jam kon brenda me dhon nji shembull të mirë, mos me dal prej vetes, mos me kalu në ofendime, me tregu nji lloj kulture, nuk e di sa ja kam arrit.

Ama kasti i atij programi aty brenda unë refuzoj të them se ajo është shoqëria shqiptare, sepse nëse shoqëria shqiptare janë të atij niveli që shohim ne ndonjëherë aty brenda, na mori lumi.”,– tha Argjendi për rrethin e “Përputhen”. Kurse arsyeja pse ai u largua nga ai program ishte se ai deklaroi që ky program nuk po i jepte asgjë të mirë.

“Mund të kisha nejt edhe ma gjatë, por nuk pashë asgjë interesante ose dritë në tunel më aty brenda. Pëlqimi aty brenda po largohej dhe unë takova dikë jashtë që po më lindte një pëlqim dhe ja thashë edhe produksionit.

Vajza është e Kosovës, e kam njohur nëpërmjet Instagramit, kemi pasë një bisedë normale e të lezetshme”, u shpreh ish-konkurretni i “Për’puthen 3”.

MË TË LEXUARAT

To Top