Lajme

Për gjitha familjet që ikin nga qyteti më i madh qeveria ofron 21 mijë euro

Qeveria e Japonisë ofron deri në 3 milionë jen (mbi 21 000 euro) për familjet që vendosin të largohen nga zona metropolitane e Tokios dhe të jetojnë jashtë qytetit më të madh në planet. Qëllimi është që të inkurajohen çiftet e reja të lëvizin në vende të papopulluara, që nuk janë aq tërheqëse sa kryeqyteti dhe të reduktohet plakja e popullsisë.

Japanese families reportedly set to receive 1 million yen per child for  moving out of Tokyo

Tokio është qyteti më i populluar në botë, me pothuajse 40 milionë banorë në zonën e tij metropolitane. Popullsia e vendit ka pësuar ulje për 13 vjet rresht dhe popullsia japoneze është një nga më të moshuarat në botë. Autoritetet besojnë se zhvendosja e familjeve në zona më pak të populluara mund të zvogëlojë popullsinë e Tokios dhe të rrisë atë të zonave të tjera të vendit. Formula është e thjeshtë: rishpërndarja e popullsisë është e barabartë me një normë më të lartë lindjeje.

Autoritetet kanë vendosur edhe një sërë kushtesh për të marrë ndihmën: familja duhet të jetojë jashtë qytetit për të paktën 5 vjet dhe të paktën një anëtar i familjes duhet të jetë duke punuar ose duke planifikuar të hapë një biznes në vendbanimin e ri. Nëse nuk plotësohet kushti, ndihma duhet të kthehet mbrapsht.

15 Best Places to See Cherry Blossoms in Tokyo - Japan Web Magazine

MË TË LEXUARAT

To Top