Rozë

Për pak kohë Rudina do martohet me Markun, por po i habit të gjithë në lidhje me vendimin që ka marrë për ish-burrin





Rudina Dembacaj ka treguar gjithmonë se ka ruajtur marrëdhënie shumë të mira me ish-bashkëshortin e saj, Aleksandër Varfaj, për hir të vajzës së tyre, Viktorias.

Rudina Dembacaj zyrtarizoi lidhjen me Mark Frrokun, reagon ish-burri: Jeta  është e qetë, deri kur vjen një grua - Balkanweb.com - News24

Ditën e djeshme, moderatorja zbuloi se më një tetor do të organizojë dasmën me Mark Frrokun, teksa tregoi edhe ftesat me anë të një postimi në rrjete sociale. Ndërkohë javën e kaluar, Aleksandri bëri publike lidhjen e re që ka nisur me një vajzë të panjohur për publikun, identitetin e së cilës nuk e zbuloi.

Duket se pas këtyre zhvillimeve në jetën personale të secilit, kanë ndikuar në marrëdhënien e mirë që Rudina dhe Aleksandri kanë pasur me njëri-tjetrin. Ndjekësit në rrjete sociale kanë vënë re se dy ish-partnerët jo vetëm që nuk ndiqen më, por kanë fshirë edhe të gjitha fotot familjare që kishin bashkë.

Si Aleksandri, ashtu edhe Rudina, kanë mbajtur vetëm fotot ku kanë pozuar me Viktorian. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes ish-çiftit, por e pyetur më parë nëse Aleksandri do të jetë një ndër të ftuarit në dasmën e saj, rudina tha:

“Nuk e kam menduar. Unë po mendoj çfarë fustani do vesh, nuk ju kam hyrë këtyre mendimeve. Unë jam akoma çfarë fustani do zgjedh, çfarë këpucësh, kam halle komplet të tjera.

Them o Zot, ishalla nuk ngelem me barrë që të kem belin e hollë. Kemi të bëjmë me Markun, i cili do donte shumë në fakt, pavarësisht se unë nuk jam akoma gati, sepse do doja ceremoninë në kishë dhe pas ceremonisë në kishë, unë dua të bëhem tapë”.

FOTO/ Rudina Dembacaj dhe ish-bashkëshorti ribashkohen, kjo është arsyeja -  Abc News



MË TË LEXUARAT

To Top