Lajme

Planet e Putin janë edhe më të èrrëta? Autokolona ruse 64 km po qëndron afër Kievit

Në gjashtë ditë luf timesh në Ukrainë, forcat ruse kanë pushtuar territorin në jug dhe lindje të vendit, por mbeten jashtë nga disa qytete të mëdha dhe kryeqyteti, Kiev, duke shkaktuar një përpjekje të shtuar për të rrethuar qytetin dhe një përshkallëzim të s ulmeve në infrastrukturën civile në mbarë vendin.

Pushtimi dhe shtytja drejt Kievit, filloi më 24 shkurt me orën lokale me një fushatë sul mesh ajrore herët në mëngjes që synonin të largonin fuqinë ajrore të Ukrainës. Pasi u god itën bazat ush tarake dhe aeroportet në të gjithë vendin, forcat ruse filluan s ulmin e tyre nga kufiri me Bjellorusinë, në veri të kryeqytetit, shkruan NYT.

Ndërkohë, një zyrtar amerikan tha se autokolona e blinduar, 64 km e gjatë që pritej të god iste Kievin, nuk kishte bërë asnjë përparim në 24 orët e fundit. Thuhet se autokolona, e pajisur me tanke, artileri të rëndë dhe mjete të bl induara duket se nuk kanë përparuar në aksionin e tyre pasi ka ndaluar në vend për shkak të problemeve logjistike, e mungesës së karburantit dhe ushqimi, ndërkohë që mendohet se është ndalur për të rivlerësuar taktikat.

MË TË LEXUARAT

To Top