Leximi

Po habit botën rasti i tij/ Njihuni me kecin me veshët më të gjatë

Të gjithë kanë dëgjuar për Dumbon, personazhin e filmave vizatimor, karakteristikë e të cilit ishin veshët shumë të mëdhenj. Mirëpo, duket se një kafshë tjetër me veshë të gjatë ekziston dhe në jetën reale.

Njihuni me Simban, kecin nga Pakistani, veshët e të cilit janë 54 cm secili. Ai tanimë është bërë një yll global dhe fiton konkurse bukurie. Keci është bërë tashmë një personazh i famshëm në rrjetet sociale në Pakistan pasi fotot e tij janë bërë mjaft virale.

Por kjo paraqet dhe sfida për Simban. Për shembull, fakti që veshët janë një rrezik pasi mund të bëhen pengesë për vetë atë kur ecën.

Mbarështuesi i Simbas thotë se ai dëshiron ta rrisë atë për të promovuar imazhin e Pakistanit si një lider botëror në mbarështimin e dhive.

MË TË LEXUARAT

To Top