Lajme

Poston foton e 25 vite më parë Erion Braçe: Nuk e harroj atë 26 maj unë, ashtu si më bëri Berisha





Zv/kryeministri Erion Braçe ka kujtuar 26 Majit e 25 viteve më parë, ditë zgjedhjesh në vendin tonë. Braçe shkruan me anë të një statusi në rrjetet sociale se ajo ditë shënon mas akrën më të madhe të zgjedhjeve që nuk u njohën nga askush.

Ai fajëson ish-kryeministrin Sali Berisha duke theksuar se e kishte kthyer vendin në regjim kr iminal duke bërë të mundur vjedhjen e zgjedhjeve. Braçe ka publikuar edhe disa foto të shkëputur nga çelja e fushatës dhe më pas sulmi poshtë shtëpisë ku qëndronte.

“26 Maj asgjë nuk harrohet, kush harron bashkëpunon. Sot, 26 Maji shënon 25 vite te m as akrës më të madhe të “zgjedhjeve” te vetme qe nuk janë njohur k ur rë nga kërkush, kurr ë; Zgjedhjeve për të cilat ODIHR, na la për historinë një fjali: Nuk kishte asnjë nen të rregullave zgjedhore që nuk u shkel!





MË TË LEXUARAT

To Top