Rozë

Prezantuesja shqiptare mërzitur me shqiptarët: Mos më shkruani vetëm kur keni halle

Moderatorja Aulona Musta është një nga personazhet më aktive në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit mendime apo këshilla për tema të ndryshme. Ajo nuk i kursen as debatet apo kritikat për personat që i shkruajnë, të cilëve shpeshherë iu përgjigjet publikisht.

Aulona Musta - YouTube

Kështu ka ndodhur edhe së fundmi, pasi moderatorja ka një këshillë publike për të gjithë ndjekësit e saj që i shkruajnë për problemet e ty. Në një video në Instagram Aulona shprehet se merr shumë mesazhe në ditë, nga njerëz për të cilët shpenzon kohën e saj për t’iu bërë terapi.

Por “problemi” është se ata nuk e kanë as follow, pra nuk e ndjekin moderatoren në rrjetin social. Kështu ajo iu këshillon atyre të “krijojnë marrëdhënie me njerëzit.”

“Kam një këshillë shumë të sinqertë për të gjithë ju që më shkruani mesazhe dhe më pyesni dhe më kërkoni këshilla për çfarëdolloj gjëje që ka lidhje me jetën tuaj. Me problemet që mund të keni, me problemet shoqërore, dashurie, familjare, në lidhje me peshën. Në momentin që e merrni mundimin që të shkruani këtë mesazh që unë të harxhoj nga koha ime për t’iu përgjigjur juve, për t’iu bërë terapi, që realisht nuk kam pse e bëj por e bëj në shumë raste. Ama minimumi duhet të më keni follow. Nuk e kuptoj se si mund të pretendoni të më shkruani, të pretendoni që unë t’iu jap nga koha ime, nga energjia ime, aq më tepër në mes të pushimeve, dhe ju nuk më keni as follow. Kjo nuk bën sens edhe iua këshilloj që edhe në jetën tuaj reale të krijoni marrëdhënie me njerëzit, të jepni edhe të merrni. Marrëdhëniet e një anshme nuk janë të shëndetshme.”- shprehet Aulona Musta gjatë videos së publikuar nga pushimet.

Aulona Musta tregon 5 këshilla prindërimi nga eksperienca vetjake – Abc News

MË TË LEXUARAT

To Top