Lajme

Rama u vajti në emision për të bërë humor, Albano Bogdo tregon si reagoi Jul Deda: Nuk donte as ta shikonte me sy Ramën





Aktori i spektaklit të humorit “Klanifornia”, Albano Bogdo, ka folur në emisionin “Binjakët” për skeçin me kryeministrin Rama pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit.

Ai tha se Rama ishte paraqitur që në 8 të mëngjesit për të xhiruar skeçin, ndërsa shtoi se kryeministri ka qëndruar për më shumë se 1 orë e 30 minuta në xhirime. Gjithashtu Bogdo tregoi se aktori tjetër i “Klanifornia”, Julian Deda, nuk kishte dashur të shfaqej në skeç sepse është me Partinë Demokratike dhe kundërshtar i Edi Ramës.

Ai tha se Julian Deda nuk dëshiron ta shohë me sy kryeministrin, ndaj refuzoi kategorikisht që të ishte në të njëjtin skeç me Ramën.





MË TË LEXUARAT

To Top