Rozë

Rudina Dembacaj kujton babanë e ndjerë dhe nuk mban dot lotët, tregon historinë e trishtë me të: Ishte malësor nderi

Aktorja dhe moderatorja, Rudina Dembacaj ishte e ftuar në “Pasdite me Rudinën” , ku ka ndarë me shikuesit edhe momente nga jeta e saj private. Pak kohë më parë, ajo humbi të atin, për të cilin shpesh bën edhe postime në rrjete sociale.

Rudina Dembacaj shpërthen në lot në studio, tregon fjalët e

E pyetur se cila është këshilla e babit që mban gjithmonë me vete, Rudina është përlotur dhe ka treguar një histori, në kohën kur ai ishte drejtor shkolle.

Rudina Magjistari: Cila është këshilla që mban gjithmonë me vete prej tij?

Rudina Dembacaj: (Përlotet) Kjo krenari që më buron, më buron vetëm sepse jam vajza e tij. Dua të them një episod shumë të shkurtër me babin, kur ishte në zyrën e tij. Drejtonte një shkollë të bashkuar edhe 8-vjeçare edhe gjimnaz dhe ishte drejtor shkolle. Unë isha në 8 vjeçare dhe kuptoja shumë pak nga gjërat që ndodhnin, ose nga bisedat e tij të punës. Në 8-vjeçare erdhi një zotëri dhe tha Rexhep dua të më ndihmosh sepse ti ke ndikim.

Më kanë futur djalin në b urg për v je dh je. Babi e pyet po çfarë ka vjedhur djali jot? Djali ishte 19 vjeç dhe kishte vjedhur lopën e komshiut dhe erdhi me shumë shpresa tek babi. Babi me gjithë for cën e tij dhe pjesën e tij babaxhane e nxorri nga zyra dhe pasi e nxorri nga zyra zotëria në fjala e fundit që tha, ishte Rexhep ke të drejtë le të rrijë aty dhe ta bëjë mësim. Vlerat e vërteta të një malësori i kishte në një mënyrë absolute.

Rudina Dembacaj shpërthen në lot në studio, tregon fjalët e

MË TË LEXUARAT

To Top