Rozë

Rudina Dembacaj u martua dje në darkë më Mark Frrokun/ Ja çfarë ka bërë ish-burri i saj, ka postuar foto nga…





Aktorja ka publikuar dy foto nga ceremonia martesore në kishë. “Kemi Zotin dëshmitar!”, shkruan Rudina në rrjetet sociale.

Dembacaj shfaqet me një fustan të bardhë klasik, me një rrip të zi të trashë në bel, dhe vathë të mëdhenj, ndërsa Mark Frroku është i veshur me kostum të zi.

Ndërkaq nuk kanë munguar komentet në rrjetet sociale, ku personazhe të njohur i urojnë jetë të lumtur çiftit të ri.
Ndërkohë duket se raportet shembullore që kishte me ish-bashkëshortin dhe babain e vajzës së saj, Aleksin, nuk janë shumë të mira së fundmi.

Ata nuk ndiqen më në Instagram aty ku Aleksi së fundmi ka bërë publike lidhjen e re, por ai ka mbajtur sekret identitetin e vajzës që i ka rrëmbyer zemrën. Edhe pse shumë i rezervuar, Aleksi nuk ka kursyer një foto me brunen pak orë para dasmë së Rudinës.





MË TË LEXUARAT

To Top