Lajme

Rusët duan t’i marrin jetën/ Zbulohet se çfarë kuptimi ka kryqi në bluzat e Kryeministrit të Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është parë gjithmonë me veshje us htarake që nga fillimi i pus htimit rus në vendin e tij.

Udhëheqësi ukrainas ka dashur të qëndrojë në Kiev për të mbrojtur Ukrainën, pavarësisht se ka mundur të arr atiset i sigurt me ndihmën e Shteteve të Bashkuara. Që atëherë dhe në të gjitha daljet e tij publike, të cilat nuk janë të pakta, ai është veshur me të gjelbër.

Në ndërhyrjen e tij në Kongresin e Shteteve të Bashkuara për të kërkuar më shumë ndihmë, megjithatë, kishte një risi në veshjen e tij. Zelenski kishte veshur një këmishë të gjelbër ush tarake me një kryq në gjoks, mu në zemër, raporton Mundo Deportivo.

Është një Kryq i Hekurt me stemën e Ukrainës në qendër. Ky simbol është emblema e Forcave të Arm atosura të Ukrainës dhe, për rrjedhojë, është njohja e Zelenskit për të gjithë ata burra dhe gra që janë nën komandën e tij dhe kanë lënë gjithçka për të mbrojtur integritetin territorial të vendit të tyre, pavarësisht se janë inferiorë ndaj forcave ruse.

Forcat e Armatosura të Ukrainës përbëhen nga Forcat Tokësore, Forcat Ajrore, Marina, Forcat Sulmuese Ajrore dhe Forcat e Operacioneve Speciale. Të gjithë ata janë nën urdhrin e fundit të Zelensky.

MË TË LEXUARAT

To Top