Lajme

Rusët nuk do ketë bukë të hanë tani? Ja çfarë nuk kanë pranuar të blejnë nga Rusia

Rusia po përpiqet të shesë rezervat e saj të mëdha të arit. Gjatë 20 viteve të fundit, vendi ka krijuar një rezervë ari me vlerë rreth 140 miliardë dollarë, për të vepruar si një rrjet sigurie gjatë kohërave të vështirësive ekonomike, shkruan Unilad.

Megjithatë, pas pushtimit të Ukrainës, ekonomia e Rusisë është goditur masivisht nga sanksionet e vendosura nga vendet perëndimore.

Qeveria amerikane njoftoi javën e kaluar se po ndalonte tregtinë e arit rus. Presidenti Vladimir Putin ndërtoi furnizimin me arin e Rusisë pas pus htimit të Krimesë në vitin 2014, në mënyrë që të mbronte Moskën nga sanksionet globale.

Rusia ka shpenzuar vite duke ndërtuar furnizimin e saj me arin, duke e zgjeruar atë deri në gjashtëfish që nga mesi i viteve 2000; vendi tani është shtëpia e rezervës së pestë më të madhe në botë për arin, 2300 ton ar me vlerë rreth 140 miliardë dollarë.

Në vazhdën e rënies së rublës në tregjet globale, shumë presin që Rusia të përpiqet të shesë një pjesë të arit për ta kompensuar atë.

Tregtarët dhe bankat globale, të cilat zakonisht mund të blejnë arin e Rusisë në këmbim të monedhës, tani kanë frikë nga marketingu i keq, apo ndëshkimet direkt që mund t’i bëhen nga Perëndimi.

Kjo do të thotë ndërprerje e një prej rrugëve më të vlefshme të Rusisë drejt sigurisë së ekonomisë – dhe duket se po funksionon. Rusia në vend të kësaj mund të detyrohet të shesë një pjesë të rezervave, me vlerë më shumë se 100 miliardë £, bankave qendrore në Indi dhe Kinë.

Këto marrëveshje do të vijnë me një çmim më të ulët, parashikojnë analistët e mallrave CPM Group.

Dhe goditja për Rusinë mund të jetë edhe më e madhe nëse politikanët perëndimorë zgjerojnë të ashtuquajturat “sanksione dytësore” për të ndëshkuar ata që blejnë ose shesin arin rus kudo – duke përfshirë tregun kryesor të Kinës.

MË TË LEXUARAT

To Top