Lajme

”Rusisë do i mbarojnë burimet në fund të majit”/ Jepen detaje se kur mund të përfundojë lüfta

Një këshilltar i qeverisë ukrainase tha se pret që lu fta të përfundojë deri në fillim të majit, kur Rusisë t’i mbarojnë burimet për të sulm uar fqinjin e saj.

“Unë mendoj se jo më vonë se në maj, në fillim të majit, ne duhet të kemi një marrëveshje paqeje,” tha Oleksiy Arestovich, një këshilltar i shefit të kabinetit të presidentit ukrainas.

Ai përshkroi dy rezultate të mundshme në muajt në vijim. “Ose do të arrihet një marrëveshje paqeje shumë shpejt, brenda një ose dy javësh, me tërheqjen e trupave dhe gjithçka, ose do të ketë një përpjekje për të bashkuar disa, të themi, sirianë për një raund të dytë dhe te arrihet një marrëveshje në fund të prillit”, tha ai.

MË TË LEXUARAT

To Top