Lajme

Shqipëria vend i bekuar nga Zoti/ Revista franceze shkruan për bukuritë e mëdha që kemi: Vetëm shkoni atje dhe s’do doni të ikni





Jugu i Shqipërisë dhe vendet turistike kanë qenë së fundmi në optikën e gazetës franceze “Le Figaro”. Bregdeti jugperëndimor i Shqipërisë është shtëpia e disa prej plazheve më të mira në Gadishullin Ballkanik, shkruan Thibault Petit për gazetën e njohur franceze, ku ndër të tjera Shqipëria konsiderohet si një nga gurët e çmuar më të ruajtur mirë të Adriatikut.

Jugu i Shqipërisë në video 2 minutëshe - Albinfo

Qafa e Llogarasë është destinacioni i parë për të cilin shkruhet në artikull. Për Petit, Qafa e Llogarasë është legjendare për disa arsye, së pari, sepse romakët shkuan atje dhe së dyti sepse shënon hyrjen në Rivierën Shqiptare.

Dhërmiun e konsiderojnë “Perla e bregdetit”, si një nga vendpushimet më të njohura bregdetare.

“Dhërmiu është vend bregdetar, por edhe një qytet i vjetër. Ngjituni atje lart dhe shëtisni pak: do të gjeni rrugë me kalldrëm, shtëpi prej guri, fiq, hardhi dhe trëndafila të lulëzuar. Fshati ka më shumë se 30 kisha ortodokse, përfshirë Manastirin e Panajasë, në kodër. Brenda, afreske të bukura të shekullit XVI”, shkruhet në artikull.

Vendbanimin më të bukur në vend konsiderojnë Butrintin. Ka frymëzuar Rasinin, Virgjilin, lord Bajronin dhe Eugjen Delakruanë. Qyteti antik i Butrintit është magjik. I themeluar pas Luftës së Trojës nga Helenos, djali i vetëm i mbijetuar i mbretit Priam.

Gjirokastrën e kanë përshkruar si një vend që na larg ajo duket paksa e ashpër, e zymtë, e shuar. Shtëpitë grumbullohen njëra me tjetrën dhe duken gri, si kështjella në majë, të forta dhe të rrepta, por, sapo të hyni brenda, do të ndryshoni mendje, shkruan gazeta franceze. Fasada të bardha, rrugë me kalldrëm, lokale miqësore, kafene të gjallëruara, jetë e vërtetë në fshat dhe një xhami që duhet të vizitohet. Gjirokastra konsiderohet qyteti më i bukur në Shqipëri.

Jugu i Shqipërisë, një margaritar i vërtetë - Albinfo

Cili do ishte itinerari më i mirë për të vizituar plazhet e jugut të  Shqipërisë? - Pyetje - Peshku pa ujë





MË TË LEXUARAT

To Top