Lajme

Shqiptarët e duan shumë/ Kancelarja Merkel në datë 14 shtator do jetë në Shqipëri, ja çfarë pritet





Kancelarja Angela Mekel do të mbërrijë në Shqipëri më 14 Shtator në një vizitë disa orëshe. Qëllimi i vizitës lidhet me dhënien një shtyse të re të procesit të Berlinit nisur në vitin 2014.

Merkel Makes No Promises for Opening Negotiations - Exit - Explaining  Albania

Krahas kryeministrit Edi Rama, në Tiranë Merkel do të ulet në të njëjtën tryezë edhe me udhëheqësit e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor të cilët kanë përqafur këtë proces, që ka si qëllim lehtësimin e bashkëpunimit rajonal në mes gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Vizioni kësaj iniciative bazohet në të ndihmuarin dhe përmbushjen e kritereve për të u anëtarësuar në Bashkimit Evropian.
Komponenti më i rëndësishëm i procesit të Berlinit, është e ashtuquajtura “Agjenda e Konektivitetit”, e cila fillimisht synon që gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor t’i lidhë mes vete në fushat e transportit dhe energjisë.

Samitet e mbajtura në Gjermani, Austri, Francë dhe Itali ndihmuan në vendosjen e komunikimit ndërmjet liderëve të Ballkanit, si dhe në dizajnimin e disa projekteve infrastrukturore. Projektet e miratuara për secilin nga 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor financohen pjesërisht nga mekanizmat e BE-së dhe pjesërisht nga vetë këto shtete.

Vizita e fundit e Angela Merkel si kancelare e Gjermanisë do të jetë në  Shqipëri, zbulohet data



MË TË LEXUARAT

To Top