Këngëtarja shqiptare, Arinda Gjoni ka folur për fenomenin e zakonshëm të artistëve dhe pronarëve të lokaleve ku performojnë live. Ajo tha se bazohen tek klikimet në Youtube sepse mendojnë se është mënyra se si matet popullariteti.
“Shumë e vërtetë. Kjo është e keqja se pronarët e lokaleve ndoshta nuk ia kanë idenë shumë klikimeve repertorit, dhe shohin thjesht klikimet dhe mendojnë që në bazë të tyre do kesh popullaritet. Mua më ka rezultuar ndryshe, ndoshta kam pasur me pak se 1 milionë por kur kam shkuar koncert ma ka kënduar këngën gjithë publiku”, tha Gjoni.
Arinda tregoi se ka kënduar që kur ishte e vogël në dasma, madje dhe si fitoi liceun pasi kishte kënduar në një dasmë. Duke qenë gjithmonë live dhe në evente Ermali e pyet se cila ka qenë shuma më e madhe që ka fituar në dasmat shqiptare.
Ajo tha se mund ta thotë: “Mund të ketë shkuar 10-15 mijë euro”.