Lajme

Shtohen kontrollet për afganët që kanë ardhur në Shqipëri/ Ja çfarë u zbulua pas kontrolleve të gishtave





607 afganët e mbërritur pak ditë më parë në vendin tonë i janë nënshtruar të gjithë procedurave të regjistrimit, nga autoritetet ligjëzbatueese. Atyre i janë marrë gjeneralitetet, shenjat e gishtërinjve si dhe i është bërë fotografimi.

Burime nga antiter rori bëjnë me dije se asnjëri prej tyre nuk paraqet rrezikshmëri, por megjithatë Fax news ka mësuar nga burime të sigurta se ata janë vënë në skanerin dhe monitorimin e strukturës antiter ror, ku tashmë ato do të jenë në vëzhgim dhe në syrin e agjentëve në terren.

Agjentët e antiter rorit kanë ndihmën edhe ambasadës amerikane, e cila ka të gjithë listën e shtetasve të mbërritur, në vendin tonë, ku deri tani, rezulton se asnjëri prej tyre nuk paraqet rrezikshmëri.

Afganët janë duke u munitoruar dhe do të monitorohen nga antiter rori shqiptar, i cili është në kontatk të vazhdueshëm edhe me zyren e antiter rorit të Ambasadës amerikane, për shkak se priten shtetas të tjerë afganë të mbërrijnë në vendin tonë dhe riksku që ekziston se me këta shtetas mund të vijnë dhe persona të organizatave ter roriste me qëllim kryerjen e akteve ter roriste.

Prej ditësh në zonat ku janë strehuar afganët janë shtuar patrullimet e policisë së shtetit, por edhe agjentë civilë të antiter rorit. 607 afganët e parë kamë dalë të pastër dhe nuk ka asnjë rrez ikshmëri, ndërkohë strukturat janë duke pritur emrat e refugjatëve të tjerë që do mbërrijnë në vendin tonë.

Afganët në Shqipëri do të strehohen në konvikte dhe hotele në Tiranë dhe  Durrës - Exit | Shpjegon Shqipërinë





MË TË LEXUARAT

To Top