Rozë

Skandalet nuk paskan fund/ Ja cilës nga vajzave të njohura i doli çdo gjë sheshit, nuk e kuptoi që kamerat po e filmonin





Big Brother VIP po vazhdon të jetë shumë i komentuar për ngjarjet dhe dinamikën e personazheve brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Të premten u mbajt nata e spektaklit, ku banorët treguan se si kanë shkuar ditët e para të bashkëjetesës, duke folur në veçanti për simpatitë e para, por edhe zë nkat me njëri-tjetrin.

E teksa po bëheshin gati dhe po rregulloheshin për të dalë para publikut, duket se një moment jo shumë i këndshëm u kap nga tele-kamerat në dhomën e grimit.

Pamja u kap pa dashje nga regjia, e cila po transmetonte videon nga dhoma e grimit, me kërkesën e Arbanës për të përshëndetur këngëtaret Fifi dhe Semi Jaupaj, të cilat ishin vonuar duke u bërë gati. Reagimi i Semit ka qenë i shpejt, por që duket të ketë pasur një moment si kleti, pasi nuk ka qenë në dijeni që pikërisht ajo kamerë ishte në transmetim direkt.

Prezantuesja e emisionit, Arbana Osmani, iu kërkoi dy vajzave që me shpejtësi të përfundonin makijazhin, në mënyrë që t’iu bashkoheshin banorëve të tjerë dhe të vazhdonin spektaklin.




MË TË LEXUARAT

To Top