Ajo është gruaja më e shkurtër në botë, e cila nuk është as një metër. Kurse ai është burri më i gjatë në botë dhe ëshë i gjatë 2 metra dhe 51 cm.
Ata të dy janë takuar për të bërë disa foto, që kanë lënë pa fjalë këdo që i ka parë. Burri më i gjatë në botë është nga Turqia, kurse gruaja më e shkurtër në botë është nga India.
Gruaja me emrin Amge është aq e shkurtër sepse vuan një forme xhuxhizmi të quajtur akondroplazi. Në të vërtetë është një çrregullim gjenetik që ndikon në rritjen e indeve të eshtrave, duke shkaktuar madhësi të vogël dhe gjymtyrë në mënyrë proporcionale të vogla.
Ajo u caktua si gruaja më e vogël në botë në 2001 kur ishte vetëm 18 vjeç dhe peshonte vetëm 5 kg. Kurse turku është aq i gjatë sepse ka një ç rregullim në gjendrën e hipofizës. Kjo ndodh kur hipofiza sekreton shumë hormon të rritjes, duke shkaktuar rritje dhe madhësi të tepruar të trupit.
Vetëm gishti i tij i dorës është 28 centimetra. Jeta e tij nuk është njësoj si e gjithë të tjerëve, ai e ka shumë të vështirë të gjej rroba dhe këpucë. Ndërsa gruaja më e shkurtër në botë tani peshon vetëm 14 kg.
Burimi:Santeplusmag/ Përktheu dhe përshati: Gazeta Korrekte.