Rozë

”Të ka mbetur gjë e jotja ty moj”/ Luana Vjolla u jep përgjigjen epike pasi i bënë këtë pyetje





Luana Vjollca di si të tërheqë vëmendjen me fotot e publikuara në rrjetet sociale. Së fundmi, moderatorja ndau disa imazhe të reja, në të cilat shihet e veshur me një top crop të zi dhe me pantallona po ashtu të zeza. Ajo shfaqet me make up profesional dhe me flokë të shkurtra, ashtu siç i ka vetë.

“I’m in a ‘thjeshtë’ mood”, shkroi ylli i ekranit krahas imazheve që ndau me të gjithë. Luana mori komente pafund, mirëpo kishte edhe nga ata që nuk i kursyen kritikat, apo komentet negative. Një prej ndjekësve i shkroi biondes simpatike: “Ok, po nga të tuat ça të ka mbetur?”.

Luana, së cilës nuk i ka shpëtuar ky koment, vendosi që t’i përgjigjej publikisht fansit, duke shkruar: “Gjitha vallai të miat janë, po ç’tu bëj juve unë që nuk bindeni”.

Moderatorja së fundmi është e angazhuar me projektin e ri që do të sjellë këtë sezon të ri në “Top Channel”.





MË TË LEXUARAT

To Top