Rozë

Timo Flloko kërkon falje për disa nga filmat ku ka luajtur: Jemi tallur po, po ka edhe filma të mirë!

Periudha kom  uniste në Shqipëri, la pas shumë pla gë për popullin shqiptar. Në kohën kur akoma nuk është kërkuar falje deme të kryera ndaj popullit, aktori Timo Flloko, ka kërkuar falje publike për ato role që ka luajtur gjatë viteve të di kta turës dhe kanë cenuar sensibilitetin e shtresave të ndryshme të shoqërisë.

Timo Flloko: I kërkojmë falje publikut për 'krimet' tona në filmat gjatë  periudhës së komunizmit

“Publiku duhet ta dijë se për atë faj apo kri.m në aspektin krijues që ne kemi bërë, kërkojmë falje”,- u shpreh Timo Flloko në “News 24”.

Flloko ka folur për rolin e tij të fundit në Teatrin Kombëtar, atë të Martin Dysartit në dramën “Equus”, me regji të Dino Mustafiç, për kritikën, por edhe për debatin në lidhje me ndalimin e disa prej filmave të realizuar përpara viteve ’90.

Flloko e pranon se në disa syresh, sidomos në filmat me partizanë, ka elemente qesharake dhe se Balli Kombëtar dhe kleri është trajtuar në mënyrë tendencioze e tallëse, por, sipas tij, ka edhe filma që nuk përbëjnë asnjë problem.

“Po ç’të keqe ka filmi me Ismail Qemalin, po qoftë edhe ata filma me partizanë, si te “Malet me blerim mbuluar”, me atë dasmën, që për mua është një film i mirë? A ka pasur tendencë skematike, keqtrajtuese? Në disa drejtime, sigurisht që po. Jemi tallur e stërtallur me ballistët.Ata kanë qenë kundërshtarë politikë, ne i kemi bërë qesharakë. Kjo është për mua një gabim, sepse nuk i kemi evidentuar si kundërshtarë të denjë politikë, sepse ashtu kanë qenë, madje në krye të tyre kanë qenë edhe personalitete të kulturës shqiptare. Por edhe qëndrimet ndaj kulteve fetare, priftit, hoxhës, kanë qenë ekstremisht tendencioze dhe të gabuara.

“Jemi tallur”, i madhi Timo Flloko i kërkon falje publikut për disa nga rolet në filmat e periudhës së komunizmit

MË TË LEXUARAT

To Top