Rozë

Tradhtoi gruan pas 17 vitesh martesë, futbollisti i njohur nga shqiptarët bën diçka gjë s’imagjinohej

Francesco Totti është kapur sërish në shtëpinë e Noemi Bocchi. Për të mash truar paparacët ai zgjodhi të lëvizte me motor duke menduar se me helmetën në kokë do të ishte më e vështirë që ai të dallohej nga të tjerët.

Por mjeshtërisht, fotografët e të përjavshmes “Chi”, të vendosur pranë shtëpisë së Noemit, arritën ta fotografonin legjendën e Romës. Ishte mëngjesi i së premtes kur Totti doli nga porta e shtëpisë së bukuroshes bionde.

Fotografët e kapën Tottin teksa ndodhej në një motor tip skuter, me bluzë dhe pantallona të shkurtra, me helmetën në kokë i cili kishte tentuar të mbulonte edhe fytyrën. Nga e njëjta dera, kishte dalë më parë Noemi me vajzën e saj. Fillimisht shkoi në një sallon bukurie e më pas në disa dyqane çantash dhe këpucësh. Këtë gjë ajo e bëri për të tërhequr vëmendjen e ndonjë paparaci të mundshëm, por këta të fundit nuk e hëngrën karremin.

MË TË LEXUARAT

To Top