Lajme

Trägjedia e ‘Qafë Muzinës’ ku u humbën 5 jetë/ Detajet të rrëqethin shpirtin: Ky është çifti shqiptar që u gjet i përqafuar





Drita dhe Fiqiri Koçari, çifti i të moshuarve që humbën jetë nga ak sidenti tr agjik në Qafë Muzinë tre ditë më parë, ishin nisur nga Skrapari për të bërë pushimet në Sarandë. Furgoni me të cilin ata udhëtonin u p ërplas me një fuoristradë dhe doli nga rruga.

Fatkeqësisht, çifti i të moshuarve, respektivisht 72 dhe 77 vjeç, humbën jetën bashkë me 3 persona të tjerë. Pushimet në Sarandë për ku ata ishin nisur, mbetën në kthesat fatkeqe të Qafë Muzinës, aty ku dhe u ndërpre në mes jeta e Drita dhe Fiqiri Koçarit.

Historia bëhet edhe më e trishtë, teksa mësohen detaje të reja. Nga grupi i zjarrfikësve që mbërritën në vendngjarje pasditen e 26 gushtit 2021, burrë e grua janë gjetur të përqafuar në një nga sediljet e furgonit më të cilin po udhëtonin, shkruan newsbomb.al. Prej 55 vjetësh ata ishin të martuar dhe tre fëmijë, 2 djem dhe 1 vajzë.





MË TË LEXUARAT

To Top