Lajme

Tràgjedia e ”Qafë Muzinës” ku u shuan 5 jetë/ Jepet vendimi, e reja që drejtonte makinën tjetër shfàqësohet





Aks identi i ndodhur mesjavën e shkuar në Qafën e Muzinës ku humbën jetën pesë persona dhe u pl agosën disa të tjerë, duket se po hyn në një etapë të re het imesh.

Sipas ekspertëve, në momentin e ndodhjes së ak sidentit ka pasur reshje të pakta shiu, çka ka favorizuar rrëshqitjen e mjeteve. Për plasja mes furgonit me pasagjerë dhe fuoristradës ku udhëtonin tri vajza, ka qenë tangenciale dhe kjo është përcaktuar edhe nga pozicionimi i automjetit tip “Range Rover”, dy metra larg vendit ku u regjistrua përplasja, shkruan panorama.

Gjurmët e frenimit në vendngjarje mungojnë, çka do të thotë se s’ka pasur fare frenim dhe, nëse do kishte, mbi atë bazë do përcaktohej edhe shpejtësia e mjetit të dytë, ndërsa furgoni me pasagjerë përfundoi në humnerë, duke u marrë jetën katër prej tyre dhe shoferit. Ekspertët konfirmojnë se nëse do të kishte përplasje frontale, përgjithësisht energjia e çliruar nga të dyja mjetet do të varej nga pesha e secilit mjet dhe në këtë rast, pasojat do të ishin veçse me lëndime.

“Por në rastin në fjalë me përplasjen tangenciale një pjese e energjisë e përthith go ditja, kurse pjesa tjetër e ruan lëvizja”, thuhet në raport. Dyshimet ngrihen mbi respektimin e shpejtësisë nga të dy mjetet prej 30 km në orë, në një aks ku janë regjistruar aksidente të shumta.

DËSHMIA E SHOFERES:

Vajza 22-vjeçare, Rexhina Çelhakaj, që drejtonte mjetin tip fuoristradë, ka deklaruar në vijimësi se nuk është ajo shkaktare e aksidentit. Nga Spitali i Burgut të Grave në Tiranë, ku ndodhet pas caktimit të masës së sigurisë “Arrest me burg” nga Gjykata e Gjirokastrës, Çelhakaj ka deklaruar se ka qenë furgoni i aksidentuar që udhëtonte me shpejtësi, në një aks nuk mund të kalohen 30 km në orë.

Në gjendje të rënduar psikologjike si pasojë e asaj që ndodhi, e reja ka thënë se udhëtonte brenda normave të lejuara, duke akuzuar viktimën Bardhi Proda si shkaktar të aksidentit. “Furgoni me pasagjerë erdhi me një shpejtësi skëterrë, aq sa nuk e pandeha se nga erdhi”, mësohet të ketë deklaruar ajo. Në ditët në vijim, grupi i ekspertëve nga Tirana do të përcaktojë edhe konkluzionet që do t’i shërbejnë organit të akuzës për të zbuluar shkaqet reale të aksidentit ku humbën jetën 5 persona, mes të cilëve edhe drejtuesi i furgonit të pasagjerëve.





MË TË LEXUARAT

To Top