Rozë

U bashkua me Borën, por Donaldi vazhdon kujton Beatrix: Të kuptoj më mirë me sy se kur flet

Aktori Donald Veshaj duket se i është futur me kokë muzikës. Ditën e djeshme Donaldi ka paralajmëruar këngën e tij më të re.

Donaldi dhe Beatrix janë bashkë? Ja detajet që ngritën dyshimet - 5 Pyetjet

Me anë të një postimi në Instagram, aktori shfaqet në det, krahas së cilave ka shkruar edhe një tekst, por kjo e fundit është interpretuar nga fansat si një dedikim për Bora Zemanin.

“Te kuptoj me mire me sy se me fjale…”, shprehet ai. Por a është vallë një dedikim për Borën apo Beatrixën?

Pasi dhe tek kënga e Beatrix Ramosaj kushtuar Donaldit gjatë periudhës ku ky i fundit ndodhej brenda shtëpisë së “Big Brother” janë përdorur fjalët: “Momente, sy në sy pa fjalë po më kupton”.

Duket se Donaldi dëshiron të trazojë sërish ujrat në lidhje me dy vajzat. Por se me kë kupton më mirë me sy sesa me fjalë Donaldi ende nuk e dimë pavarësisht fotove që qarkullojnë në rrjet midis tij dhe Borës.

Kujtojmë se cifti ende nuk e ka pranuar rikthimin tek njëri-tjetri pavarsisht fotove dhe video-ve të publikuara nga fansat ku Donaldi dhe Bora shihen së bashku.

Janë takuar edhe jashtë? Donaldi bën deklaratën befasuese: I kam  kontrolluar Instagramin Beatrix

MË TË LEXUARAT

To Top